Site icon Telegrafi

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, optimizëm për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanet vijnë pas fitores  së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, nga ora 17:00.

Përzgjedhësja e Kosovës,  Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

Në anën tjetër, Lumbardha Misini dhe Blerta Smaili treguan për motivin që fitorja e të premtes ju ka dhënë, derisa pohuan se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve. Ato e konsiderojnë të vështirë përballjen e të hënës, por po ashtu theksojnë se dëshira dhe atmosfera është tejet pozitive dhe shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë.

Një tjetër dëshirë e futbollisteve kosovare ishte edhe përkrahja në stadium nga ana e tifozëve Dardanët. /Telegrafi/

Exit mobile version