Telegrafi

Afrim Tovërlani publikon listën e lojtarëve të Kosovës U21 të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i Kosovës për grupmoshat U21, Afrim Tovërlani, ka bërë të ditur listën prej 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian e të Rinjve 2025.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje si nikoqire, fillimisht ndaj Bullgarisë dhe më pas ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja ndaj Bullgarisë do të luhet të premten me fillim nga ora 17:00, ndërsa ajo ndaj Izraelit katër ditë më vonë, me fillim nga ora 13:00.

Kosova gjendet në grupin D së bashku me kombëtaret si Polonia, Gjermania, Bullgaria, Estonia dhe Izraeli.

Të besuarit e Tovërlanit gjenden ne pozitën e katërt dhe kanë po aq pikë të grumbulluara, teksa në ndeshjen e fundit luajtën baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Bullgarisë.

Kosova synon që t’i rikthehet rezultateve pozitive në këto ndeshje kualifikuese pasi që në tri ndeshjet e fundit nuk kanë arritur ndonjë rezultat pozitiv, duke humbur dy dhe duke barazuar në një tjetër./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore