Telegrafi

Kosova U19 vazhdon me sensacione, mposht Austrinë U19 në ndeshjen e parë të Elite Round

Kosova U19 që udhëhiqet nga përzgjedhësi Adil Maliqi, e ka nisur me këmbën e mbarë në Elite Round.

Djelmoshat tanë fituan me rezultat 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen hapëse, në luftën e tyre për një vend në Kampionatin Evropian.

Kosova ishte e para që rrezikoi, por që gjuajtja e Eliot Bujupit u ndal nga mbrojtja austriake.

Në minutën e 22-të, austriakët fituan penallti, por që gjuajtjen e Furkan Dursun e priti portieri ynë Erion Avdijaj.

Në fundin e pjesës së parë austriakët ishin më të rrezikshëm, por që mbrojtja e dardanëve ishte e pathyeshme.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova gjeti golin e epërsisë në minutën e 49-të, kur Elvir Gashijani gjuajti, portieri austriak mbron gjuajtjen  e tij, por nga topi i kthyer njëri nga mbrojtësi shënoi në portën e tij për 1-0.

Edhe pse austriakët u lëshuan me të gjitha forcat në sulm, lojtarët e Kosovës ruajtën me çdo kusht rezultatin deri në fund për të marr fitoren e parë në Elite Round.

Rezultat që i shkoi për shtati Kosovës ishte edhe barazimi mes Sllovenisë dhe Spanjës (1-1), ku Dardanët pas xhiros së parë janë lider me 3 pikë, ndërsa Spanja dhe Sllovenia kanë nga 1 pikë. Austria mbetet e fundit pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore