Site icon Telegrafi

Kosova U19 pëson nga Shqipëria U19, vendos një gol i shënuar në fund

Kosova U-19 ka pësuar humbje ndaj Shqipërisë U-19 sot në stadiumin “Kukës Arena” në miqësoren e parë nga dy të programuara këtë javë.

Ishte ndeshje e bukur e me shumë raste, që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe përzgjedhësi i Kosovës U19, Adil Maliqi.

Goli që vendosi takimin erdhi në minutën e 90-të, kur mbrojtësi Adi Kurti përfiton dhe godet me të djathtën duke shënuar për 1-0.

Gëzimi te “kuqezinjtë” ishte shumë i madh, ndërsa futbollistët e rinj të Kosovës protestuan për faull në zonë para shënimit të golit.

Më 16 qershor, Shqipëria U-19 do të luajë edhe takimin e dytë ndaj Kosovës, po në stadiumin “Kukës Arena” në ora 10:30.


Përzgjedhësi Adil Maliqi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Art Miftari, Merlind Kodra, Davud Syla, Leon Zeqiraj, Arjanit Fazlija, Dior Gërbovci, Diamant Lokaj, Elton Krasniqi, Igball Jashari, Larson Ferati dhe Dren Dobruna.

U inkuadruan edhe: Leart Prapashtica, Elmedin Rama, Zigur Biqkaj, Arjol Bllaca, Eurolind Avdimetaj, Luan Dobra, Luis Karaqi, Edonis Hajdini, Pren Gjini, Indrit Mavraj dhe Sead Ahmeti.


/Telegrafi/

Exit mobile version