Telegrafi

Kosova U19 në Grupin B, takohet me Suedinë, Qipron dhe San Marinon

Është tërhequr shorti për kualifikimet e grup-moshës U19 në futsall të vlefshme për Kampionatin Evropian 2019.

Në short kanë marrë pjesë anëtari i KE të FFK-së, Iljaz Mjaku dhe menaxheri i futsallit Rinor Havolli.

Kosova u përfshi në grupin B, ku do të marrin pjesë edhe Suedia, Qipro dhe San Marino, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen prej 21 deri më 26 janar 2019.

Vendi i zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të dihet më 8 nëntor.