Telegrafi

Kosova U17 nesër udhëton për në Turqi

Kosova U17 nesër do të udhëtojë në Turqi, ku do të marrë pjesë në turneun tradicional “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament”.

Djelmoshat e prirë nga Besnik Kollari sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit, turne në të cilën Dardanët e rinj do të luajnë në grup me Turqinë, Irlandën dhe Tanzaninë.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Turqisë, më 15 janar. Pastaj do të ballafaqohet më Tanzaninë, më 17 janar dhe më Irlandën, më 19 janar.

Ndërkohë, më 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendet 7, 5, 3 dhe finalja.

Në grupin tjetër të këtij turneu marrin pjesë Ukraina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Veriut.