Telegrafi

Kosova U17 merr barazim të madh ndaj Holandës si mysafir

Kosova U17 ka arritur të dalë e pamposhtur në përballje me kampionin e Evropës, Holandën duke barazuar 1-1.

Kjo ndeshje ishte hapëse e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”.

Dardanët e rinj kanë treguar lojë shumë të mirë përballë ‘portokallinjve’, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të.

Golin për Kosovën e shënoi Granit Hana, në minutën e 59-të.

Kosova tani ka një pikë, pas një ndeshje të zhvilluar.