Kosova U17 ka arritur një sukses të madh të martën pasdite në Austri, ku ka triumfuar përballë Ishujve Faroe me rezultatin 1-0, në kuadër të fazë së parë kualifikuese për Kampionat Evropian që do të mbahet në vitin 2022.
Pas kësaj fitoreje, “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Arsim Bazi janë kualifikuar në “Elite Round”.
Golin që pati vlerën e tri pikëve për Kosovën e ka shënuar Arjol Bllaca në minutën e 59-të.
Kosova mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 87-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Alpi Shahini.
Me 6 pikë pas tri ndeshjeve, Kosova U17 kualifikohet në raundin tjetër nga pozita e dytë.
Në vendin e parë përfundoi Sllovenia U17 me nëntë pikë. Të gjitha ndeshjet e grupit të nëntë kualifikues janë zhvilluar në Austri.
Kosova U17 ka mposhtur Austrinë U17 me rezultatin 1-0, ka pësuar nga Sllovenia U17 me rezultat 1-0, ndërkohë fitorja ndaj Ishujve Faroe 1-0, konfirmoi kalimin tutje.
Kjo është hera e dytë që Kosova U17, pasi vite më parë nën drejtimin e Besnik Kollarit kishte arritur një gjë të tillë. /Telegrafi/