Përfaqësuesja e Kosovë për moshat nën 17 vjeç në futboll e ka mbyllur me humbje aventurën para-kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi Besnik Kollari, ka humbur edhe në ndeshjen e tretë në grupin 9.
Djelmosha e trajnerit Kollari u mposhtën kësaj radhe nga kombëtarja e Hungarisë me rezultat të thellë 3:1.
Megjithatë, Kosova nuk është se luajti keq pasi kaluan të parët në epërsi ndaj hungarezëve.
Ishte Florian Hysenajt, i cili shënoi në mintuën e e 17-të për 1-0, por që nuk munden ta mbajnë epërsinë.
Hungaria arriti të kthehet në lojë duke shënuar tre gola në pjesën e dytë.
Ishte Toth Gabor (43’, 71’) dhe Tibor Csala (80+) që shënuan për fitoren e Hungarisë, të cilët u kualifikuan tutje me vend të parë.
Përfaqësuesja U17 e Kosovës i ka humbur edhe dy ndeshjet e para nga Holanda dhe Uellsi.
Kosova pas tre ndeshjeve e mbyll grupin pa pikë, me dy gola të shënuara dhe tetë të pësuara. /Telegrafi/