Telegrafi

Kosova U17 e femrave pëson thellë nga Austria U17

Kosova U17 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje e dytë në kuadër të rrethit elitar të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, ndeshje të cilat po zhvillohen në organizim të FFK-së nën patronatin e UEFA-s.

Pas Gjermanisë, vajzat e reja dardane kanë pësuar humbje edhe në duel me bashkëmoshataret e tyre të Austrisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 6-0 në të mirë të austriakeve.

Dy gola i realizoi Valentina Madl (10’ e 53’), derisa nga një gol e shënuan Linda Natter (31’), Greta Spinn (47’) dhe Isabel Aistleitner (51’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit 5, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjermania e mundi Slloveninë, me rezultat 2-1.

Të martën zhvillohen ndeshjet e fundit, ku ballafaqohen Kosova – Sllovenia dhe Austria – Gjermania.