Site icon Telegrafi

Kosova U15 pësoi humbje nga Armenia pas penalltive

Kosova U-15 ka pësuar humbje në duel me Armeninë U15, në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s në Shkup.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola, derisa në penallti më të saktë u treguan armenët, të cilët fituan 5:4.

Kjo humbje për djelmoshat e Ilir Nallbanit vjen pas fitores së realizuar, të hënën, në ndeshjen e parë kundër Malajzisë, pas penalltive, ngase ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur 2:2.

Në anën tjetër, armenët në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut, 5:1.

Dardanët e rinj ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojnë më 10 shtator pikërisht kundër Maqedonisë së Veriut, e cila sot pësoi humbje nga Malajzia pas penalltive (5:4), teksa ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1.

Exit mobile version