Site icon Telegrafi

Kosova U15 barazon në miqësoren e parë me atë të Shqipërisë

Foto: ffk-kosova.com

Përfaqësuesja e Kosovës U15 ka barazuar pa gola në miqësoren e parë kundër asaj të Shqipërisë U15, që u zhvillua sot në “Kukës Arena”.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani, në këtë ndeshje kishte në dispozicion gjeneratën e re te kësaj grupmoshe, andaj edhe miqësorja e sotme shërbeu më shumë që lojtarët ta njohin më mirë lojën e njëri – tjetrit.

Nallbani e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rapuca, Eron Karaqica, Aldin Gashi, Almir Krasniqi, Art Rexhepi, Eris Balaj, Butrint Ademi, Kron Avdiu, Eri Berisha dhe Dion Sylaj.

Të dyja ekipetpatën paraqitje të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por asnjëra nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Miqësorja e dytë do të luhet më 30 maj në orën 11:00, po ashtu në “Kukës Arena”.

Exit mobile version