Site icon Telegrafi

Kosova U-21 niset për Dublin, gati debutimi historik për shpresat

Ekspedita e Përfaqësueses U-21, është nisur sot (e mërkurë) në orët e hershme të mëngjesit drejt Dublinit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019 kundër Irlandës.

Ekspeditës së Përfaqësueses U-21 po i prijnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, ka në dispozicion 21 futbollistë.

Kosova do të luajë të shtunën nga ora 14:00.

Lexo po ashtu Kosova U-21 zbulon listën, gati për udhëtimin drejt Dublin

Në grup me Kosovën përveç Irlandës janë edhe Norvegjia, Gjermania, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Këto janë kualifikueset e para për Kosovën, ndërsa në listë shumica e lojtarëve janë nga Kampionati i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version