Telegrafi

Kosova U-19 udhëton për në Turqi

Në kuadër të përgatitjeve Kosova U-19, e cila është kualifikuar për rrethin elitë të Kampionatit evropian, FFK-ja ka organizuar një fazë përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Për këtë qëllim Kosova U-19 ka udhëtuar sot drejt Antalias, ku do të qëndrojë deri më 29 janar dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë tri ndeshje të ashtuquajtura kontrolluese me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin.

Para nisjes për Turqi përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh se këto ndeshje do të shërbejnë për t’i përmirësuar gabimet.

“Këtë fazë përgatitore do ta shfrytëzojmë maksimalisht për të përmirësuar ato gabime që i kishim gjatë ndeshjes parakualifikuese në Austri si dhe të rrisim edhe më shumë pikat pozitive dhe ndërlidhjet mes reparteve dhe në rrethin elitë të jeni rival të denjë”, ka thënë Krasniqi.

Të kujtojmë se Kosova U-19 do të zhvillojë edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgarisë prej 19 deri më 22 shkurt, ndërkaq që ndeshjet në rrethin elitë do të zhvillohen në Portugali prej 21 deri më 27 mars dhe veç Portugalisë Kosova do të përballet edhe me Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.


Ekspedita

Shtabi teknik: Ramiz Krasniqi, përzgjedhës, Nazmi Rama dhe Xhelaledin Karabeg.

Futbollistët: Rilind Nimani, Abit Salihu, Lirik Haziri, Edison Kqiku, Leutrim Kryeziu, Flamur Gashi, Lumbardh Dellova, Lot Celina, Liridon Balaj, Altrim Pajaziti, Dardan Dakaj, Egson Gashi, Ismajl Beka, Kadri Topalli, Drin Govori, Labinot Kozmaqi, Leonit Vitija, Bleon Shaqiri, Genc Kolgeci, Ardrit Miftari e Ramiz Bytyqi.