Telegrafi

Kosova U-19 në konkurrencën e femrave fiton ndaj Estonisë në ndeshjen e parë kualifikuese

(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-19 në konkurrencën e femrave i ka nisur me këmbë të mbarë garat e raundit të dytë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B, Dardanet U-19 kanë fituar ndaj Estonisë, me rezultat 2-1. Ky turne kualifikues po zhvillohet në Edinburgh të Skocisë.

Futbollistet e përfaqësueses U-19 të Kosovës e kanë nisur me fitore garimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti.

Kosova U-19 garon në Grupin 4 të Ligës B, ndërsa të martën pasdite në Edinburgh të Skocisë u përball me Estoninë. Kosova fitoi 2-1.

Golat për Kosovën i shënuan Loreta Lulaj, në minutën e 45-të dhe Fortesa Berisha, në minutën e 52-të. Ndërkaq, golin e vetëm estonet e shënuan në minutën e 75-të.

Ndeshjen radhës Kosova U-19 e luan pas tri ditësh kundër Kazakistanit.