Telegrafi

Kosova U-19 në grup me Austrinë, Slloveninë dhe Hungarinë

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës U-19, ka mësuar kundërshtarët e vet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2019.

Djelmoshat e trajnerit Ramiz Krasniqi, ndodhen në grupin 7, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Kosova përbënë grupin me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

Kujtojmë që kjo Përfaqësuese, dy muaj më parë kaloi fazën parakualifikuese për EURO 2018.

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit në edicionin e shkuar e kanë kaluar këtë fazë.

Sot ata do t’i mësojë kundërshtarët edhe për Elite Round.