Kosova U-19 ka shkrua historinë muaj më parë ku u kualifikua për ‘Elite Raund’ të garave për kampionatin evropian Finlanda 2018.
Kosova e drejtuar nga trajneri Ramiz Krasniqi shkëlqeu në fushatën e parë duke marrë dy fitore dhe një humbje.
Djelmoshat e Krasniqit kishin mposhtur Izraelin dhe Lituaninë, ndërsa kishin pësuar humbje ndaj Austrisë.
Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarë për ‘Elite Raund’.
Portugalia, Republika e Irlandës dhe Sllovakia, janë kundërshtarët e Kosovës, ku do ta kërkojë kualifikimin në Finlanda 2018.
Këto kombëtare cilësohen si shumë të forta dhe Kosova duhet të zhvillojë ndeshje të forta për të ardhur te suksesi. /Telegrafi/