Telegrafi

Kosova U-19 humb përballë moshatarëve të tyre nga Shqipëria

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë U-19 dhe Kosovës U-19, fitore shënuan kuqezinjtë.

Djemtë e trajnerit Erjon Bogdani arritën të triumfonin me rezultatin 2-1 falë dy golave të Pashës në minutën e 21-të dhe 81.

Për Kosovën realizoi numri 10, Limani me 11-metërsh.

Djelomoshat e Ramiz Krasniqit zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë.

Kjo ishte miqësorja e parë midis këtyre dy përfaqësueseve pasi në datën 26 mars, në “Loro Boriçi” është përcaktuar të luhet dueli i dytë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dy trajnerët do të provojnë të gjithë lojtarët e grumbulluar./Telegrafi/