Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka debutuar me humbje 3-1 në arenën ndërkombëtare.
Djelmoshat e trajnerit Besnik Kollari u mundën nga Holandës U-17 në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Pas 45 minutash lojë, Holanda ishte në epërsi prej 2-1. Redan realizoi për 1-0 në minutën e 12-të, kurse një minutë më pas, Albin Prapashtica realizoi për 1-1.
I njëjti lojtar për holandezët shënoi edhe për 2-1, shkruan GazetaOlle.com.
Në pjesën e dytë, tulipanët gjetën sërish golin për 3-1. Takimi u luajt në Budapest, aty ku janë grumbulluar kundërshtarët e Kosovës.
Grupin e Kosovës e përbëjnë edhe Hungaria dhe Uellsi.
Trajneri Kollari luajti me këtë formacion: Loxha, Rrahmani, Osmanollaj, Marovci, Hysenaj, Prapashtica, Osmani, Uka, Zymber, Berisha dhe Zyba.