Site icon Telegrafi

Kosova U-17 në konkurrencën e femrave shkëlqen kundër Moldavisë

(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova U-17 (vajzat) e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun kualifikues për Evropianin 2023 që po mbahet në Shqipëri.

Dardanet e reja të drejtuara nga Sanije Krasniqi, në ndeshjen e parë të Grupit 2 në Ligën B, e kanë mposhtur Moldavinë, me rezultat bindës 9-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Rogozhinë spikati Alba Shabani, e cila realizoi katër gola (2’, 17’, 22’, 78’).

Me dy gola kontribuojë Shenarta Bela (28’, 53’), derisa nga një gol e realizuan Rita Feka (15’), Elona Paci (70’) dhe Aurora Mulliqi (74’).

Ndeshjen e radhës vajzat dardane e luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, të premten, derisa në fund përballen me Shqipërinë, të hënën e ardhshme.

Exit mobile version