Site icon Telegrafi

Kosova U-17 në grup me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian për Kosovë dhe Shqipërinë U-17.

Gjithsej janë 13 grupe me nga katër skuadra, ku Kosova do ta ketë në grup, Holandën, Slloveninë dhe Uellsin.

Një grup jo edhe aq i lehtë për të besuarit e Besnik Kollarit.

Ndeshjet zhvillohen me 9 deri më 15 tetor dhe do të mbahen në Holandë.

Shqipëria bën pjesë në grupin e tetë së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Turneu “Qualifying Round”, U-17 do të zhvillohet në Portugali në datat: 13, 16 dhe 19 nëntor 2019.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në ‘Raundin Elitë’ do të jenë plot 30 përfaqësuese.

26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë. /Telegrafi/

Exit mobile version