Është hedhur shorti për kualifikimet e U-17, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët.
Djelmoshat e përzgjedhësit, Besnik Kollari, do të jenë në grup me Zvicrën U-17, e cila në përbërjen e vet ka disa futbollistë nga Kosova.
Krahas Kosovës dhe Zvicrës, grupin 5 e përbëjnë edhe Skocia dhe Qipro.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në sezonin 2018/2019.
Shqipëria U-17 do të jetë në grup me Republikën e Çekisë, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.
Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta.