Përfaqësuesja e Kosovës U-17 e ka filluar me humbej kampanjën e ndeshjeve në Elite Round.
Kosova u përball në ndeshjen e parë të Grupit 5 me Ukrainën ku ka pësuar humbje me rezultat 2-0.
Ukrainasit e kanë mbyllur çështjen e fituesit në pjesën e parë, ku shënuan dy gola të shpejtë.
Fillimisht realizoi qendërmbrojtësi Batahov në minutën e 19-të pas asistimit nga Bliznichenko 1-0.
Ndërkohë në minutën e 27-të, ukrainasit dyfishuan rezultatin pas shënimit nga sulmuesi V’yunikk 2-0.
Ndeshja e dytë e djelmoshave të ri të Kosovës do të jetë tri ditë më vonë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre spanjollë.
Kosova dhe Spanja takohen të enjten me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/