Telegrafi

Kosova U-17 e nis me fitore, triumfon minimalisht ndaj Andorrës

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s.

Kosova U-17 e përbërë me futbollistë nën moshën 16-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Letoni.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit iu gëzuan fitores në duel me Andorrën, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Kombëtaren tonë e realizoi Eliot Llullaku, në minutën e 7-të.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Letonisë, më 28 prill, derisa në ndeshjen e fundit luan kundër San Marinos. /Telegrafi/