Përfaqësuesit e video-lojërave të Kosovës kanë arritur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare.
Ekipi i Dota 2 ka shënuar fitore kundër Hungarisë për të siguruar një medalje në garat që po mbahen në Izrael.
Lojtarët tanë kanë pasur paraqitje fantastike, posaçërisht në ndeshjen e fundit, në fund ata siguruan edhe fitore me rezultat 2-1.
“Me fitoren kundër Hungarisë, Kosova siguroi TOP 3 në IESF World Championship Eilat 2021”, njoftoi Federata Esports e Kosovës.
Ndryshe, Kosova nesër (e enjte) do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në gjysmfianle kundër Republikës së Çekisë. /Telegrafi/