Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së katërt e Grupit E kualifikues për Eurobasket 2017, mes Kosovës dhe Sllovenisë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.
Kosova shkoi në pushim me një epërsi të vogël pikësh, 41-38.
Çereku i parë përfundoi me 21-17, ndërsa i dyti 20-21. Kurse lojtari me më së shumti pikë për përfaqësuesen e Kosovës në Basketboll është Doellman me 12 pikë. /Telegrafi/