Telegrafi

Kosova po varfërohet nga xehet strategjike (Video)

Xehja e nikelit është në grupin e pestë të metaleve me strategjike në botë dhe vendi ynë fatkeqësisht po e humb këtë, për shkak të transportit të mijëra tonelatave për në Feni Kavadarc të Maqedonisë.

Mirëpo, se sa xehe të fabrikës Ferronikel janë eksportuar në Kavadarc, nuk dihet saktë, meqë shifrat e Komisioni për miniera të cilat i ka siguruar Tribuna Channel, nuk përputhen me ato të sindikatës së Ferronikelit dhe me ekspertët e xehetarisë.