Site icon Telegrafi

Kosova pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për U-13

(Foto: RTCM)

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar sot (e mërkurë) për në Podgoricë, ku nga data 16 deri më 19 qershor do të mbahet Kampionati Evropian për grupmoshat nën 13 vjeç.

Kosova në kategorinë e meshkujve do të përfaqësohet nga Resul Smajli, Olti Behluli, Feim Rama (trajner).

Ndërkaq, në kategorinë e femrave përfaqësohet nga Ajola Behluli, Maxhire Sojeva dhe Ardian Lamaxhema (trajner).

Po ashtu, në këtë kampionat do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët nga Kosova: Alban Azemi, Eroll Karabaxhaku, Adem Berisha, Besim Hajdari, Linda Zeqiri e Naim Azemi.

 

Exit mobile version