Site icon Telegrafi

Kosova pëson nga Holanda në ndeshjen e dytë miqësore

Ka përfunduar ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Holandës dhe Kosovës në futsall.

“Dardanët” kanë pësuar humbje me rezultat 3-1 nga “Tulipanët” në takimin e dytë miqësore.

Kosova e mbylli pjesën e parë në disavantazh prej 1-0, teksa vendasit shpërthyen me fillim në fraksionin e dytë.

Holanda shënoi edhe dy herë të tjera për ta dërguar rezultatin në 3-0.

Krejt në fund Kosova shënoi një herë me Meriton Spahiun.

Kosova në ndeshjen e parë me Holandën të zhvilluar të hënën barazoi 0-0, derisa në të dytën pësoi. /Telegrafi/

Exit mobile version