Femrat e Kosovës kanë pësuar humbje 1-0 në shtëpi ndaj Letonisë në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga C.
Pjesa e parë solli shumë raste për vashat tona, por që ato nuk ia dolën t’i konkretizonin ato me gol.
Andaj, 45 minutat e parë përfunduan pa gol.
Por, në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 51-të, letonezet shënuan golin e epërsisë nëpërmjet Zaicikova.
Femrat kosovare nuk ia dolën ta barazonin rezultatin, duke shpërdoruar disa raste të mira.
Letonia me këtë fitore është në vendin e parë me tri pikë pas dy xhirosh të zhvilluara, aq sa kanë edhe vashat tona, ndërsa ato të Maqedonisë së Veriut janë pa pikë. /Telegrafi/