Site icon Telegrafi

Kosova nikoqire e takimit Ministror të Komunitetit të Energjisë

Në cilësinë e kryesueses, Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të
Këshilli i XV Ministror të Komunitetit të Energjisë, që do të mbahet nesër më 14 dhjetor 2017 në Prishtinë, ngjarja më e rëndësishme rajonale sa i përket sektorit të energjisë.

Takimi i Këshillit do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe z. Christofer Jones, përfaqësues i Komisionin Evropian. Ndërsa në hapja e takimit do të bëhet nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë Palëve Kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian.

TKE-së në këtë sesion do të ketë në fokus zhvillimet e përgjithshme të politikave të energjisë, legjislacionin e ri evropian për energjinë, raportin vjetor për aktivitetet e TKE-së dhe buxhetin për vitin 2018-2019. Në fund të takimit Këshilli do të dalë me konkluza. Me këtë rast, Kosova do të dorëzojë kryesimin e TKE-së te kryesuesja e radhës Maqedonia

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet nënshkruese te traktatit te komunitetit te energjisë dhe Komisionin Evropian me qëllim që të ndihmojë në procesin e reformave në energji, konform legjislacionit evropian dhe mbështetjen e procesit me synim të krijimit të një tregu të përbashkët regjional për energjinë si dhe integrimin e tij në tregun pan-Evropian të energjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version