Cikloni i cili pritet të depërtojë mbi Kosovë ditën e nesërme, do të sjell valë të re të reshjeve në gjithë territorin e Kosovës.
Në viset malore këto reshje do të shoqërohen me borë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ky ciklon i formuar mbi Rumaninë dhe Bullgarinë, fillimisht do të depërtojë mbi Serbinë perëndimore e më tej do të shtrihet edhe në jug dhe jugperëndim, për të vazhduar tutje edhe mbi vendin tonë, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/