Afro 800 punëtor të KEK-ut në sektorin e djerrinës dhe qymyrit po frikësohen se mund të mbesin pa punë për shkak të mos shpronësimeve të pronave në fshatin Shipitullë.
Gjendja është përkeqësuar së fundmi, pasi tre ekskavatorë – nga pesë sa janë në këtë zonë – veç e kanë ndërprerë punën në sektorin e djerrinës, meqë kanë mbërritur në kufijtë e zonës së sigurisë.
Lidhur me gjendjen e krijuar, shqetësimin e punëtorëve e ka shprehur kryetari i Sindikatës së Re në divizionin e prodhimit të qymyrit, Selatin Sadiku. /Tribuna Channel/