Kosova A në futsall është akomoduar në Bjellorusi, aty ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin botëror.
Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:30 kundër skuadrës nikoqire të kualifikimeve të Grupit B, Bjellorusisë.
Një ditë më pas Kosova do të përballet me Norvegjinë, në orën 17:00, derisa ndeshjen e tretë e zhvillon më 2 shkurt kundër Andorës, në orën 9:15.
Dy skuadrat e para në renditje kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. Kombëtarja jonë, para udhëtimit në Bjellorusi, ka qenë e grumbulluar në Gjakovë, ka stërvitur për një javë rresht në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për këtë cikël kualifikues.
Lista e lojtarëve
Alfred Prenqi
Jeton Rukovci
Taulant Rusinovci
Drilon Paçarizi
Arbër Dobroshi
Vahid Krasniqi
Mërgim Dervishaj
Shpend Brahimi
Oso Gjinovci
Bajram Ramadani
Fadil Goli
Dardan Topilla
Nexhip Selimi
Ramadan Alaj
Përzgjedhës: Ramadan Cimili
Trajner: Suad Keçi