Site icon Telegrafi

Kosova në futsall pësoi humbje nga Ukraina, favoritja e grupit

Kosova në futsall e hendikepuar me mungesën e Ramadan Alajt, lojtarit më të mirë në futsall jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë, pësoi humbje nga Ukraina, në nisje të rrethit të dytë të kualifikimeve të Botërorit 2020, që po mbahen në Shkup.

Alaj mungoi për shkak të kartonit të kuq nga ndeshjet e rrethit të parë dhe kësisoj nuk mundi të aktivizohet në rrethin e dytë në ballafaqim me Ukrainën.

Djemtë e Kosovës kaluan të parët në epërsi, por në fund pësuan humbje të thellë nga favoritja e këtij grupi dhe njëra ndër  ekipet më të forta në futsall, me rezultat 7-1.

Dardanët e nisën mirë ndeshjen në 10-të minutat e parë, duke shënuar gol në minutën e 11-të përmes Rukovcit nga një aksion i mirë i menduar dhe duke qenë rival plotësisht i barabartë i ukrainasve, por shpejt ata barazuan brenda minutës përmes Fareniukit, që hapi serinë e golave për Ukrainën.

Me epërsinë 2-1,  Ukraina shkoi në pushim, për  t’u kthyer furishëm në pjesën e dytë duke shënuar edhe pesë herë.

Futbollistëve tanë u mungonte forca fizike për t’u përballuar me skuadrën dukshëm më të përgatitur në çdo aspekt.

Kosova nesër do të takohet me Maqedoninë e Veriut në orën 17.30.


Ukraina – Kosova  7:1 (2:1)

Qendra sportive “Jane Sandanski”,  Shkup.

Shikues: 150

Gjyqtarë: Marc Birkett(Eng), Juien Lang(Fra) e Daniel Matkoviç(Sui)

Shënues: Fareniuk(11.53) e Shotuma (17.20),D. Sorokin(22.41, 27.38, 32.08)) e Zvarych(24.36), Korolyshin(33.10  për UKr e Rukovci(11.12) për Kos.

Ukraina: Lytvynenko, Mykytiuk, Ferneiuk, Korsun, Shoturma.(5 e parë): Ibamyak, Tsypun, Malyshenko, Razuvanov, Sorokin, Korolshun, Zhurba, Padiash e Zvarych.

Kosova: Preniqi, Topilla, Qerimi, Krasniqi e Rukovci( 5 e parë): Ramadani, Paqarizi, Hyseni, Dervishaj, Gjinovci, Krasniqi e Mazreku.


 

Exit mobile version