Telegrafi

Kosova në Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në mundje për senior, që do të mbahet nga 8 deri më 13 mars në Riga të Letonisë.

Të udhëhequr nga trajnerët, Mustaf Syla dhe Sylejman Shala, ngjyrat e Kosovës në këtë eveniment do t’i mbrojnë mundësit, Kastriot Sedolli (57 kg) dhe Edon Shala (97 kg), shkruan Zëri

Sipas trajnerëve, të dy reprezentuesit ndihen mirë pasi përgatitjet e fundit i kanë zhvilluar në Bullgari.