Përfaqësuesja e Kosovës DOTA 2 ka përfunduar aventurën në garat ndërkombëtare.
Në një vend për në finale, djelmoshat tanë kanë pësuar humbje nga kolegët suedez.
Në fakt, megjithëse patën paraqitje të mirë në shtetin izraelit, Kosova humbi me rezultat 2-0 në duelin e fundit në kuadër të IESF 13′ World Championship..
Kjo ka bërë që “dardanët” të renditen në pozitën e tretë dhe të stolisen me medaljen e bronztë.
Ndërkohë, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme lojtarët tanë në garën CS:GO janë eliminuar nga gara pas humbjes nga Ukraina. /Telegrafi/