Ka përfunduar edhe ndeshja e katërt e Grupit E kualifikues për Eurobasket 2017, mes Kosovës dhe Sllovenisë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.
Kosova humbi me rezultat të përgjithshëm 81-91.
Çereku i parë përfundoi me 21-17, i dyti 20-21, 21-30 dhe i katërti 19-23.
Ishte një ndeshje solide dhe më e mira nga Kosova në këto kualifikime deri më tani.
Lojtari me më së shumti pikë në këtë takim ishte Doellman i Përfaqësueses së Kosovës me 30 pikë. /Telegrafi/