Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt në kampionatin evropian të basketbollit U20.
Hungaria ka qenë shumë e fortë për Kosovën në Arena Antonio Alexe në Oradea të Rumanisë.
Kosova pësoi humbje me rezultat 80-55 ku hungarezët dominuan duelin.
Më i miri te Kosova ishte Kuqi me 8 pikë, 4 asistime, 4 kërcime, dhe u shoqërua nga Rinor Peci me 9 pikë.
Kosova me këtë humbje ka gjasa të vogla për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Deri tash Kosova ka dy fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/