Site icon Telegrafi

Kosova mposhtet keq nga Sllovenia

Përfaqësuesja e Kosovës për femra nuk e kishte ditën e saj, pasi në ndeshjen e dytë për kualifikimet në ‘EURO 2020’ ka pësuar humbja nga Sllovenia me rezultat 5-0.

Ndeshja nisi keq kur që në minutën e 14-të, kur Lara Prasnikar realizon golin e parë  për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Mateja Zver e ka realizuar një super gol nga goditja e dënimit për 2-0.

Ky gol sikur ia preu këmbët lojtarëve tona, që në pjesën e dytë pranuan tre gola.

Edhe pjesa e dytë nisi me gol, kur Spela Kolbl realizon edhe golin e tretë për sllovenet.

Zver shënoi të dytin personal dhe të katërtin për ekipin vendas.

Ndeshja u mbyll në minutën e 61-të më golin e  Prašnikar.

Kosova mbetet me tri pikë, aq sa ka edh Sllovenia. /Telegrafi/

Exit mobile version