Telegrafi

Kosova mposht Maqedoninë, mbeten gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës

Kosova e futsallit ka fituar ndaj Maqedonisë me rezultat 7-5 për t’i marr tri pikët e para në raundin e dytë kualifikues.

Në ndeshjen e parë djelmoshat tanë humbën nga favoriti i grupit, Ukraina me rezultat 7-1.

Kjo është fitorja e parë dhe me tri pikë mbetën në garë për kualifikimin në Kupën e Botës.

Pjesa e parë kaloi me dominimi total të djelmoshave tanë duke e fituar 4-2.

Në fillimin e pjesës së dytë ra pak përqendrimi dhe kjo bëri që rezultati të shkojë në barazim 5-5.

Por në dy minutat e fundit djelmoshat tanë shënuan edhe dy herë tjera për ta marr fitoren.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndaj Sllovenisë të dielën.


Maqedonia e Veriut  – Kosova  5:7 (2:4) 

Qendra sportive “Jane Sandanski”  “ Shkup.

Shikues: 300

Gjyqtarë: Daniel Matkoviç(Sui), Marc Birkett(Eng) e Gerd Bylois(Bel).

Shënues: Kertevski (3.28), Ismali (15.25), Ziberi(21.01), Agushi(25.45) e Micevski(27.29) për Maq.e V. e Rukovci(1.35), Maxharraj(3:56), Alaj(12.04), Qerimi(19.56, 38,43), Prenqi(33.16) e Topilla(39.16) për Kos.

Maqedonia e Veriut: Petrovski, Krstevski, Ceka, Ramadan, Arsovski(5 e parë): Stojanovski, Levski, Ismaili, Sulejman, Micevski, Agushi, Ziberi, Dandan e Gligorov.

Kosova: Prenqi, Qerimi, Krasniqi, Alaj e Rukovci( 5 e parër): Ramadani, Topilla,  Paqarizi, Hyseni, Dervishaj, Gjinovci, Krasniqi e Mazreku.


/Telegrafi/