Kosova e futsallit ka fituar ndaj Maqedonisë me rezultat 7-5 për t’i marr tri pikët e para në raundin e dytë kualifikues.
Në ndeshjen e parë djelmoshat tanë humbën nga favoriti i grupit, Ukraina me rezultat 7-1.
Kjo është fitorja e parë dhe me tri pikë mbetën në garë për kualifikimin në Kupën e Botës.
Pjesa e parë kaloi me dominimi total të djelmoshave tanë duke e fituar 4-2.
Në fillimin e pjesës së dytë ra pak përqendrimi dhe kjo bëri që rezultati të shkojë në barazim 5-5.
Por në dy minutat e fundit djelmoshat tanë shënuan edhe dy herë tjera për ta marr fitoren.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndaj Sllovenisë të dielën.
Maqedonia e Veriut – Kosova 5:7 (2:4)
Qendra sportive “Jane Sandanski” “ Shkup.
Shikues: 300
Gjyqtarë: Daniel Matkoviç(Sui), Marc Birkett(Eng) e Gerd Bylois(Bel).
Shënues: Kertevski (3.28), Ismali (15.25), Ziberi(21.01), Agushi(25.45) e Micevski(27.29) për Maq.e V. e Rukovci(1.35), Maxharraj(3:56), Alaj(12.04), Qerimi(19.56, 38,43), Prenqi(33.16) e Topilla(39.16) për Kos.
Maqedonia e Veriut: Petrovski, Krstevski, Ceka, Ramadan, Arsovski(5 e parë): Stojanovski, Levski, Ismaili, Sulejman, Micevski, Agushi, Ziberi, Dandan e Gligorov.
Kosova: Prenqi, Qerimi, Krasniqi, Alaj e Rukovci( 5 e parër): Ramadani, Topilla, Paqarizi, Hyseni, Dervishaj, Gjinovci, Krasniqi e Mazreku.
/Telegrafi/