Telegrafi

Kosova mposht keq Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka arritur të shënojë fitoren e dytë duke e mposhtur me rezultat 7-0 kundër Turqisë.

Në turneun që është duke u zhvilluar në Zarë të Kroacisë, Kosova shënuar fitoren e dytë pas asaj kundër Finlandës.

Golshënuesit për Kosovën në këtë ndeshje ishin Oso Gjinovci(2), Ramadan Alaj (2), ndërsa nja një gol shënuan Vahid Krasniqi, Agon Rexha dhe Ron Radoniqi.

Kosova do të luajë përsëri me Turqinë nesër, ndërsa me 3 shtator kundër Finlandës. /Telegrafi/