Telegrafi

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve të Botërorit në fusall, në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën

Është hedhur shorti sa i përket parakualifikimeve për Kampionatit Botëror 2020 në fusall .

Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli.

Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror.

Ndeshjet parakualifikuese të Grupit B do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues.

Kosova ka treguar se ka një ekip të mirë sa i përket futsallit. /Telegrafi/