Është hedhur shorti sa i përket parakualifikimeve për Kampionatit Botëror 2020 në fusall .
Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli.
Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror.
Ndeshjet parakualifikuese të Grupit B do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.
Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues.
Kosova ka treguar se ka një ekip të mirë sa i përket futsallit. /Telegrafi/