Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore të madhe në ndeshje me Estoninë me rezultat 2-0.
Ka qenë futbollistja Kaltrina Biçkaj që ka realizuar dy gola në pjesën e parë të lojës.
Ajo fillimisht shënoi në minutën e 7-të për epërsinë e parë në ndeshje, pastaj shënoi në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë nuk kishte më gola dhe Kosova me fitore prej 2-0 siguroi fitoren e tretë në këtë grup.
Vlen të ceket se Kosova kishte shumë mungesa për këtë ndeshje, pasi lojtaret që luajnë në Evropë nuk u lejuan të udhëtojnë shkaku i situatës me COVID-19.
Vashat e selektores Afërdita Fazlija në këtë kampanjë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2021”, kanë nëntë pikë nga gjashtë ndeshje.
Pas këtij triumfi, “Dardanet” vazhdojnë të mbesin në pozitën e katërt të renditjes.
Në ndeshjen e radhës, Kosova do të ballafaqohen me Turqinë më 23 tetor në Antalia./Telegrafi/