Telegrafi

Kosova kthehet me dy medalje të arta nga Kampionati Botëror i Karatesë

Orges Arifi dhe Alma Loku ia kanë siguruar dy medalje të arta Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë që sivjet është mbajtur në Kroaci.

Karateisti i klubit Ippon nga Prishtina në kategorinë e seniorëve të rinj, deri në moshën 21-vjeçare, deri në finale mposhti garuesin australian, armen dhe zviceranë.

Gjithashtu medaljen e artë e arriti edhe Alma Loki, garuese e KK Kastrioti
Ferizaj e cila shkëlqeu me luftëra të mira.

Këto dy medalje të arritura e rangojnë Kosovën në vendin e 10 në radhitjen
e shteteve nga 55 shtetet pjesëmarrëse.