Ka përfunduar takimi për kualifikimet e Eurobasket 2017 mes Bullgarisë dhe Kosovës.
Bullgarët fituan me rezultat 105-84 dhe kjo fitore ishte e merituar për ata.
Shkas i kësaj humbje ishte përgatitja jo e mirë dhe mbrojta jo në nivel, por të shpresojmë që në të ardhmen të kemi një ekip më kompakt.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 22-25, i dyti 18-15, i treti 32-16 dhe i fundit 33-28.
Lojtari me më së shumti pikë për përfaqësuesen e Kosovës ishte Dardan Berisha me 18 pikë. Në dy ndeshjet e para, Kosova u mposht edhe nga Sllovenia dhe Ukraina. /Telegrafi/