Selektorja e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillimshtatorit.
Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, në “Fadil Vokrri” më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë si mysafire, më 6 shtator, në orën 18:30.
Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë. Dardanet janë grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajnë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.