Kosova është në garë për katër medalje të bronzta në Kampionatin Botëror të Karatesë që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe”.
“Iu urojmë fat dhe suksese në luftërat e nesërme”, thuhet në një publikim në faqen e KOK-ut në Facebook.
Kosova është e njohur për suksese të mëdha në sportet individuale dhe shpesh ka fituar medalje të rëndësishme në gara evropiane dhe botërore.